>
BIOSHQIP
Biografia
Njihet për performancat ‘Live’ dhe si një nga këngëtaret soliste më të suksesshme, në programet e Top Channel. Kamela e ka nisur rrugëtimin e saj televiziv pas pjesëmarrjes në një talent show, por rruga e saj me muzikën ka filluar shumë më herët. Ka nisur studimet për piano që në moshën 5-vjeçare dhe paralelisht ka marrë pjesë në eventet muzikore të qytetit të saj. Sot, ajo mahnit me fuqinë dhe veçantinë e zërit duke përcjell energjinë që e karakterizon dhe në shtëpitë tona nëpërmjet ekranit të televizionit. Pjesëmarrjet e saj në festivale të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme në vend, e bëjnë Kamelën një ndër këngëtaret më profesioniste të kohës. Festivali i 50-të i Këngës në RTSH, Top Fest 10, në vitin 2013, Festivali i Jazz-it në Shkodër, si dhe në Festivali i Jazz-it në Tiranë janë disa nga garat ku ajo ka shkëlqyer dhe nuk është larguar pa rrëmbyer çmime të rëndësishme. Një muzikante brilante dhe e talentuar e cila i është përkushtuar plotësisht muzikës, duke mos bërë asnjëherë kompromise komerciale.

Duke qenë një nga zërat më të veçantë në Shqipëri dhe me një edukim muzikor të të gjithanshëm, Kamela jep mësim në një nga akademitë private të njohura në vend. Ajo është një nga zbulueset e talenteve dhe Vocal Coach në ‘The Voice of Albania’, ku ndër vite ka treguar se prania e saj në këtë program është një element i vyer. Puna e saj e përkushtuar është shpërblyer çdo vit, duke shoqëruar drejt finales konkurrentët dhe duke triumfuar me njërin prej tyre.

Në lidhje me konceptin që ka për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift, këngëtarja ka folur rrallë në media. Ajo ka pohuar se i pëlqen bashkëjetesa për ta njohur një njëri më nga afër, para se të shkojë te martesa. Edhe pse mikeshat e saj në muzikë tashmë jo vetëm janë martuar, por janë bërë edhe me fëmijë, Kamela nuk e konsideron beqarinë një “handikap” për veten. “Jam vajza më e vogël e familjes dhe kam kohë për t’u martuar”, është shprehur në media. Ajo ka bërë humor në lidhje me veshjen e nusërisë, që për stilin e veshjes që ka, do të ishin të përshtatshme vetëm xhinset, atletet dhe një vello.

Në vitin 2004, Kamela Islamaj merr pjesë në Ethet E Së Premtes 2.

Në Dhjetor 2009, Kamela merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Gjera Te Thjeshta".

Në Maj 2010, Orgesa Zaimi merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Leviz Me Mua", në bashkëpunim me Kamela Islamaj.

Në Maj 2010, Kamela merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Jetoj Pa Ty".

Në Dhjetor 2010, Kamela merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Jetova Per Te Dy".

Në Dhjetor 2011, Kamela merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Mbi Yje".

Në Maj 2013, Kamela merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Pa Limit".

Më datë 1 Qershor 2016, Orgesa Zaimi publikon videoklipin "Leviz Me Mua", në bashkëpunim me Kamela Islamaj. Kënga vjen e realizuar në të gjithë komponentët e saj nga Indrit Mesiti. Me këtë këngë, Orgesa Zaimi merr pjesë në Top Fest 7 në vitin 2010.

Në Dhjetor 2019, Kamela Islamaj merr pjesë në Festivali I 58-Të Në Rtsh me këngën "Me Ngjyros".

Në Dhjetor 2020, Kamela Islamaj merr pjesë në Festivali I 59-Të Në Rtsh me këngën "Kujtimet s'kanë formë".