TEKSTESHQIP
Biografia
Kanita Suma jeton ne Kondove (Maqedonia, Shkup). Jane 4 motra dhe 1 vella kjo eshte femija e 4-t. Familja Suma eshte nje familje e njohur ne Shkup. Kanita tregon se ne moshe shume te vogel ka filluar te kendoje, por ka ardhur nje dite qe ajo ta shprehe talentin e saj. Prinderit e saj ndjehen krenare me Kaniten. Ata thane se "kishim me shume besim te vajza jone e madhe Arberesha, por kemi gabuar. Kanita ishte ajo qe e mbante ne zemer muziken dhe talentin e saj". Kanita Suma eshte konkurrentja me e vogel ne spektaklin muzikor X Factor Albania 2, por me e klikuara nga publiku. Pasioni i saj per muziken eshte aq i madh, sa per te qene pjese e X FACTOR ka vendosur te sakrifikoje shkollen ne Shkup, shoqerine dhe aktivitetet me moshataret, rehatine ne familje, etj. E shtyre fillimisht nga motra dhe mesuesja e saj kujdestare per te qene pjese e ketij talent-show, Kanita tregon se as nuk e kishte imagjinuar ndonjehere se do te arrinte deri ne kete faze te gares, ku konkurrenca eshte bere shume e forte. Me nje ze perkedheles, paksa e ndrojtur, por e qarte cfare kerkon nga vetja.

DËRGOI: