TEKSTESHQIP
Kastriot Braho - Kthehuni
Kastriot Braho
Kthehuni

Projekti bëhet i disponueshëm në ekranet tona i realizuar artistikisht edhe me një videoklip, për video produksionin e të cilit është përkujdesur Vaja Production, teksa u xhirua nga Albert Vaja. Ky videoklip u publikua më 10 Prill 2022. Kënga ka punuar si kompozitor Ildi Bora, për fjalët e këngës është përkujdesur Ibrahim Sade, ndërsa orkestrimin e përgatiti Eltoni Production.
Teksti :: Song Lyrics
Telefonin marr në dorë
Të flas me babain o
Pakëz nënën ta shikoj
Buza po i dridhet o

Nëna ime moj e mirë
Pa më thuaj e më trego
Po babai si është gëdhirë
Ju pashë mbrëm në ëndërr o

O ju djem dhe ju moj bija
Do ju them dhe do ju tregoj
Sytë na mbetën nga avllia
Vetëm zogjtë vin na shikojnë

Babai qan porsi fëmijë
Edhe nëna ska më lot
Presim djalin të na vijë
Nipin,mbesën,vajzën o

TEKSTI:IBRAHIM SADE.

VIDEOKLIPE

Komente 0