Kejsi Sinani në kategorinë e “Vajzave” me mentor Bojken Lako, ngjitet në skenën e “X Factor Kids” në netët live me këngën e Aurela Gaçes, “Kënga Ime”.
Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, një “Aurela Gaçe e vogël”, ngriri peshë sallën, duartrokitjet dhe brohorimat nuk kishin të ndalur. Kurse juria nga ana tjetër nuk kishte se çfarë të thoshtë me tepër veçse fjalët më të mira.