TEKSTESHQIP

Kenge Gjakovare
Pasha Sytë E Mi Që I Kam Në Ballë
Lyrics

Pasha sytë e mi -e
Që i kam në ballë.
Që i kam në ballë
Jam tuj vu’jt gjithnji-e
Deri sa t’jam gjallë.
Jam tuj vu’jt gjithnji-e
Deri sa t’jam gjallë.

Dal e rri te dera
Me hjekë pak mërzi.
Me hjekë pak mërzi.
Jam jetime e shkreta
Hallin kush s’ma di.
Jam jetime e shkreta
Hallin kush s’ma di.

K'n(d)o Kumri e mjera
Shka me rri në vetmi?
Shka me rri në vetmi?
K'n(d)o se erdh pranvera
Në kafaz s’je n’dry’.
K'n(d)o se erdh pranvera
Në kafaz s’je n’dry’.

Zanin kur ta ndjeva
Ti bajshe "Ku-ku"
Ti bajshe "Ku-ku"
Qysh na kaloj jeta
Vajz-o pa u martu’.
Qysh na kaloj jeta
Vajz-o pa u martu’.