TEKSTESHQIP
Kenge Korçare - Alfabeti Shqip
Kenge Korçare
Alfabeti Shqip

Autor i tekstit është Parashqevi Qiriazi.
 Kenge patrotike e interpretuar nga grupi karakteristik i Korces LIRA, regjistruar ne studiot e Televizionit shqiptar, ne vitet `80. Kjo kenge eshte kenduar ne mitingun e mbrojtjes se shkonjave shqipe, ne Korce, mbajtur me 14 shkurt 1910 nga "Banda e Lirise". Teksti i kenges eshte shkruar nga Parashqevi Qiriazi, ndersa kompozimi eshte huazuar nga nje melodi franceze e kohes se Revolucionit.
Teksti :: Song Lyrics
Sot ësht' dita shqipëtarë
të përpiqemi.
Alfabetin ton t'a mbrojmë
shpejt, o burrani.
Shkronjat tona jan' të arta
këto duam ne.

Shqipëri, Atdhe i dashur,
ne s'të lëmë,ty të varfër.(x2)

Se armiqtë o shqipëtarë
po përpiqen-ë.
Shkronjat turqe dhe greqishte
të na japin-ë.
Le t'i mbajn' ato për vete
kemi tonat-ë

Shqipëri, Atdhe i dashur,
ne s'të lëmë ty të varfër.(x2)

Ata duan shqipëtarë
ndarjen tonë.
Këtë punë shumë kthjellët
e treguan-ë.
Ngrihuni që t'u tregoni
s'e duroni dot.

Shqipëri,Atdhe i dashur,
ne s'të lëmë ty të varfër.(x2)

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 2