TEKSTESHQIP
Kenge Korçare - Porsi Flet’ E Engjllit T’zotit
Kenge Korçare
Porsi Flet’ E Engjllit T’zotit


TEKSTI :: SONG LYRICS

Porsi flet' e ëngjllit t’Zotit
Po rreh flamuri i Shqipërisë
Thërret bijt e Kastriotit
Me u mbledh tok n' çetat e ushtrisë.
Ref.
Bini toskë e bini gegë
Si rrufe që shkon tui djegë,
Bini Gegë, bini Malsorë
Trima t'lidhur dor’ per dor’.
Per njat flamur vet Shqiptari
Kur lufton për t’drejta t’veta
Atje lufta ndizet zharri
Dhe armiku mbetet shkret.
Ref.
Bini toske e bini gegë...
Mbi njat flamur Perëndia
Me dorë t’vetën e ka shkrue:
"Për shqiptarë do t’jet Shqipëria
Kush e prek, ai qoft mallkue!"
Ref.
Bini toskë e bini gegë...

Kontribuan:
Porsi Fleta
Komente 0