Shi ku ndrit prapa një reje Një yll si drit’ e syve tënt Nënqesh me t’ëmbël prehje Sikur pret nga ty gjësend. Atë yll e ka ndrituar Flak’ e zemrës që të do Mallëngjehet duke pritur T’i përgjigjesh me një "po". Aqë kohë sa do ndritë Yll i lartë atje në qiell. Do të dua ty si sytë Se ti je si yll kur del.