TEKSTESHQIP
Irsa Mashi - Gjyshi Dhe Mbesa
Irsa Mashi
Gjyshi Dhe Mbesa

Autor i muzikës është Luan Dagistani, ndërsa autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari.

Teksti :: Song Lyrics

Gjyshi ne divan duke lexuar
me gazeten ne dore e syzet ne sy
kthen koken e pyet duke e shikuar
kjo parti apo tjetra si te duket ty

Punet jane te tilla vogelushja ime
duhen bere reforma ne drejtesi
nuk eshte kjo koha per enderrime
ndryshimin e sjell vetem kjo parti

I afrohet mbesa me syte si balona
o gjysh ne jemi si brigjet e nje lumi
ka nje force te madhe ne endrrat tona
nje shpirt qe zgjon te bukuren nga gjumi

E veshtron gjyshi pak me çudi
buzen ne gaz palos gazeten
le te jete politika kjo çiltersi
endrra e femijeve na ndriçon jeten

Nje jete pa luftra e pa perleshje
ne endrrat tona jeton qe sot
ka me shume ngjarje te nje buzqeshje
se te gazetat me faqe plot
Komente 0