>
LETERSISHQIP

Pemës Në Vjeshtë

E hodhe mantelin tënd,
si valë e bardhë u përhap mbi det.
Si këmishë nate e lëshovë,
mbi Tokë.

Dhe trupit tënd,
vjeshta i imponoi lakuriqësinë.
C'statujë e bukur je.
Njerëzit e shkujdesur,
shkelin mantelin tënd.