Në shtëpinë time unë kam një suvenire mjaft të veçantë dhe të bukur.Në të paraqitet heroi ynë kombëtar,Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.Suvenirja ka formë rrumbullake.Ndodhet e varur në murin e dhomës së ndenjes.Cepat e saj vishen nga një ngjyrë floriri.Ngjyra që ka është e kuqe flakë.E kuqe porsi flamuri ynë,porsi gjaku i derdhur për lirinë e Shqipërisë.Ndërsa me nuanca bronzi të theksuar është i gdhendur portreti i Skëndërbeut.Ashtu siç ka qenë në jetë,edhe në portret shfaqet sypatrembur,krenar,i fortë dhe njeri i besës.Kur e shoh këtë suvenire më duket sikur kam përpara syve të mi betejat e shumta të popullit tonë kundër pushtuesve osmanë.Ndjej krenari të madhe dhe të papërshkrueshme.Si material,suvenirja është e përbërë nga qeramika.Nëse dikush e prekën pak,ajo menjëherë lëkundet,bie dhe dëmtohet.Kjo është pika e saj e dobët.Mbrapa saj ka vitin e prodhimit "1981" dhe vendin e origjinës"Krujë