Tema: Poezi Për Natyrën

Shtëpia Në Fshat

Unë zura një ditë të ëmbël dhe të ngrohtë pranvere të nisesha në fshat tek gjyshja.
Kjo ish hera e parë qysh mbas shpërnguljes se saj katër vite më parë
në qytet. Kjo shtëpi ngrihej krenare.Porsa kalova gardhin e harruar bojë hiri jo shumë larg
ndodheshin shkurre të harlisura manaferre.Sa herë që vinte vera shkurret mbusheshin me
manaferra që shkëlqenin në rrezet e arta të Diellit
Atë ditë qe një mëngjes i lehtë dhe i ngrohtë pranvere.
Oborri ishte mbushur me gjallëri dhe freski të rrallë.Ndërsa shtëpia
ngjyrë e gjelbër rrinte e fortë dhe ballëlartë.Ajo mbante vite e vite të tëra
Rreth saj vërtiteshin hijshëm kujtimet e fëmijërisë sime
Shtëpia qe bërë njësh me natyrën e paskajshme sa e mbulonin atë
ëmbël dhe me delikatesë si pa kuptuar.
Fantazia dhe të gjitha ngjyrat ishin derdhur në bimësi.Afër shtëpisë kishte
pemë ftoi,mani,arre,kumbulle,pjeshke,qershie etjTrëndafilat dhe lulet e shumta
buçonin aromë.Unë e ndjeja aromën ledhatuese dhe ndjellëse që përhapej ngado.
Vetëm duke e parë kopshtin e paanë e ndjeja se kishte jetë.Atij nuk i kishte
parë kurrë hije vdekjeje.Kujtimet e femijerise sime luanin në oborr.
Disa edhe ngjiteshin në pemë,disa çlodheshin e disa të tjera
mësonin ndonjë gjë të re.Fëmijëria ime degdisej në shtëpinë në fshat

- prozë nga Kevin Çika


- Poezia u dërgua nga Kevincika -

Nuk ka akoma asnjë votë