>
LETERSISHQIP

A Ka Donkishotizëm Në Botë

Shumë vepra të arrira të letërsisë botërore kanë lënë mbresa të paharrueshme në
kujtesën e njerëzve.Ato kanë krijuar personazhe "kult" që kalojnë si pa kuptuar kufijtë e
veprës.Njerëz të shumtë gjejnë veten në ta. Ne menjëherë mund të përmendim
personazhin tragji-komik të Don Kishotit.Ku nga ai, ka marrë emrin një fenomen në
shoqërinë njerëzore që quhet "donkishotizëm".Kjo dukuri është e karakterizuar nga
dëshira për drejtësi, aty ku dominon padrejtësia.Karakterizohet gjithashtu nga ndjenja
fisnike dhe imponuese.Për ti treguar shoqërisë parimet e duhura me të cilën ajo duhet
të mbështetet.Fillimisht të gjithe këta persona janë të respektueshëm dhe kauza e tyre
pëlqehet.Por gjithë kjo situatë ndryshon kur ëndrrat e tyre sublime vendosin ti bëjnë
realitet.Ata duken qesharakë dhe demtojnë veten.Don Kishoti i kohërave të tanishme
është dhe ai që nuk njeh ligësitë me të cilën është ndërtuar shoqëria.Ky don kishot është
mjaft fatkeq.Ai lufton shumë për idealet e tij, por më kot.Realiteti i cili shikon edhe pse
i vërtetë, është kontradiktor me atë që sheh shoqëria.Edhe pse ka evoluar ndër vite,
njerëzimi vuan nga plagë të shumta që janë:përbuzja, vrasja, urrejtja, xhelozia, tradhtia,
mashtrimi, etj.Dhe përderisa njerëzimi do vazhdojë të vuajë akoma nga këto, do thotë që ka donkishotizëm
dhe në ditët e sotme.