Më mbaj mend (për 1 muaj)

KGB
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  2
Këndon kryesisht: hip-hop

KGB është grup artistësh i njohur. I kanë hyrë fuqishëm tregut muzikor dhe nuk e kanë në plan të ndalen derisa muzika e tyre të depërtojë në çdo cep shqipfolës. Janë këta djemtë e grupit KGB të cilët vijnë nga Ulqini, ndërsa krijimtarinë e tyre e kanë të kthyer kah tregu kosovar. E ndonëse në prag të sezonit ku të gjithë artistët janë të fokusuar kah risitë, edhe KGB po punon në këtë drejtim. Shkëlqim Ravja i njohur me nofkën ‘X’, Genc Hollaj e Bahri Basha janë ata që e formojnë këtë grup, i cili ka për synim të sjell risi e rep kualitativ në skenën tonë.

Ata kanë në plan të vijnë edhe me shumë risi të tjera, duke menduar gjithmonë të sjellin më të mirën për adhuruesit e muzikës HipHop. “Planet më tej janë që të vazhdojmë të bëjmë muzikë më të mirë, më interesante dhe më ndryshe për publikun shqiptar”.

Më datë 27 Prill 2013, KGB publikojnë videoklipin "Qyteti Jem". Videoklipi u prodhua nga Fronmedia. Me këtë këngë, Kgb marrin pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013. Rep artistët e grupit KGB vendosen të vijnë më ndryshe. Për videon është përkujdesur video-produksioni "Fronmedia".


Më datë 17 Prill 2014, KGB publikojnë videoklipin "Danger". Ndonëse videokënga e kaluar e tyre i ishte kushtuar Ulqinit, vendit nga këta djem vijnë, ata tash kanë vendosur të zgjerojnë pak rimën e vet, duke sjell kështu përmes këngës ‘Danger’, një kritik për gjithë ata që nuk dinë të thurrin asnjë varg e veten e gjuajnë hip-hop artist.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Kanali

Youtube

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Pjesëmarrja Në Festivale:


Komente 0