TEKSTESHQIP
Kiameti
Bota Ne Syte E Mi

Teksti :: Song Lyrics
Te jetosh si kalimtar drejt nje fundi si udhetar
Me kto vepra fillestaresh themi ne se jam krenar
Kam menduar perveq njeriut nuk ka asgje me te bekuar
Nuk e prisja qe nje dite me shume kafsha do jet e zgjuar
Kam pare vepra qe kane ndodhur dhe ne to bazoj tregimet
Sikur mos te vdisja kurre per brezat tjere te them gabimet
Po rruga e drejt sot per rinin e turperon eshte e kot
S'degjon i vogli nje me te rritur se mendon se s'gabon dot
Sot femijet rriten duke degjuar trimat e historis
Pastaj dalin ne rrug dhe thon un mbas vetes kam nje fis
Sot dikush vrasjet ne filma mundohet ti kthej ne realitet
Dikush tjeter zemermire behet viktima ne k'te planet
Po te sillemi rreth tokes dhe te shohim sa hapesir ka
Ne vend qe popullsia te shtohet sot ne vritemi vlla me vlla
Pastaj lutemi nga frika e rrezikut mos na demton
Por kjo eshte ne doren tone se nuk ka zot qe na shpeton

[REF.:]
Bota ku sot ne po jetojm tek un keshtu eshte pasqyruar
Pa drejtesi pa barazi vetem shtypje te shfrenuar
E pyes veten kur do t'kemi pendim te detyruar
Apo me pare do vij fundi sesa dita per tu penduar

Bota ku sot ne po jetojm tek un keshtu eshte pasqyruar
Pa drejtesi pa barazi vetem shtypje te shfrenuar
Çdo njeri ne bot jeton fatin qe iu ka shkruar
Per disa shume i veshtire por duhet mbijetuar

Kam pare njerez qe jetojn kot pa asnje plan per jeten
Dhe sot keta njerez rrespektohen dhe marrin shtafeten
Sot i zgjuari nuk vlersohet por e kunderta ai gjykohet
Kurse ai me kuleten plot nga te tjeret ai dallohet
Sot genjeshtra mbulon t'verteten kur ne pozite te ulet ndodhet
Pamja bie me shume ne sy kurse brendesia nuk kerkohet
Sot gabimet qe ne bejm kerkojm me ngulm qe ti harrojm
Kurse gabimet e dikujt tjeter kerkojm ti diskutojm
Sot e mira dhe rrespekti i vertet nuk kane vlersim
Çfare do te thuash kur s'ke lajka nuk merresh ne gjykim
Sot po linde me ngjyre te zeze do te shtypesh dhe turprohesh
Prandaj kujdes zgjidhe pamjen para se t'krijohesh
Jane miljona njerez qe nuk kane buk dhe as shtepi
Sot babai me djers dhe mund nuk i ushqen femijet e tij
Dhe keto gjera pa i provuar askush nga ne nuk i kujton
Nese nje kishe e vogel digjet ne te e gjithe bota kontribon
Dhe jo se s'kemi por tek ne forca e inatit ushtrohet
Sa me lart per ta pare veten kurr askush nuk ngopet
Sepse kemi nje mangesi qe gjendet ne trurit tone
Me pare ti bejm dikujt keq sesa mire vetes tone
Pra t'jesh i drejt dhe naiv cfare fiton ne kete bot
Disa thone qe n'boten tjeter vlersohesh nga i madhi zot
A munden ata t'me garantojn qe pas vdekjes ka perseri jet
Apo dikush e tha kete dhe tani si gojëdhën ka mbet
Te lutem o zot me thuaj me cfare barazie po jetojm
Shikoj disa sherbetor me vepren tende po luftojn
Jepi fund o zot ksaj ëndrre dhe mos na le te shpresojm
Se u lodhem duke pritur nje gje qe kurr s'do ta shijojm
Pra kjo eshte bota qe shikoj kjo eshte bota ne syt e mi
E larguar nga realiteti nga friga e mbetjes ne vetmi
Ënderr e shkurter me nje fund te trishtuar per çdo njeri
E fat i mire apo i keq kur te vdesim nuk ka rendesi

[REF.:]
Bota ku sot ne po jetojm tek un keshtu eshte pasqyruar
Pa drejtesi pa barazi vetem shtypje te shfrenuar
E pyes veten kur do t'kemi pendim te detyruar
Apo me pare do vij fundi sesa dita per tu penduar

Bota ku sot ne po jetojm tek un keshtu eshte pasqyruar
Pa drejtesi pa barazi vetem shtypje te shfrenuar
Çdo njeri ne bot jeton fatin qe iu ka shkruar
Per disa shume i veshtire por duhet mbijetuar

DËRGOI:
Komente 0