Biografia
TV Klan i Shqipërisë pas 11 vitesh operim në Kosovë, duke parë interesimin e qytetarëve, ishte vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, dhe vendosi që degën e tij në Prishtinë ta kthejë në televizion të ri, i cili u themelua nën mbikëqyrjen e Aleksandër Frangajt.
Veçmas prodhimeve të saj, Klan Kosova transmeton edhe seriale vendore, si dhe seriale të huaja nga Turqia dhe SHBA. Klan Kosova filloi transmetimet në vitin 2009 me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën pronësinë e Aleksandër Frangajt të TV Klanit. Ishte bashkëpunim mes TV Klanit dhe gazetarit Baton Haxhiu, që u bë drejtor i përgjithshëm. Rrjeti televiziv shqiptar i dhuroi Klan Kosovës pajisjet e vjetra për përdorim në studiot e veta. Duke vepruar nga rruga Hyzri Talla në qendër të Prishtinës, transmetuesi shfrytëzoi maksimalisht hapësirat e ngushta 11×6 m2 me kushtet e kufizuara.