>
BIOSHQIP
Biografia
Lindi më 16 korrik 1995, shkollën fillore e kreu në Shijak, në qytetin e tij të banimit. Klaudio u angazhua në jetën shoqërore dhe kulturore në Shijak sidomos në fushën e muzikës ku nga viti 2004-2008 ai ndjek kurse për muzikën me prof. Niko Deda. Që nga 14 korriku i 2009 ai jeton e punon në Itali në qytezën e Arcos në Trentino, Alto Adige. Në vitin 2012 mbaron studimet në hoteleri turizëm; në vitin 2013 specializohet në kuzhinën mesdhetare; nga tetori i vitit 2013 për 2 vjet ka qenë nënkryetar i shoqatës Rinia.
Më 28 nëntor 2015 krijon shoqatën vullnetare SHQIPET ONLUS. Nga viti 2013-2015 vazhdon studimet për ekonomi. Klaudio ka punuar në hoteleri turizëm për 3 vjet nëLago di Garda ku dhe banon si dhe në Lugano të Zvicrës. Tashmë ai punon në një fabrikë dhe ushtron dhe punë si dizenjator në autocad. Krahës punës Klaudio po vazhdon studimet në financë e marketing. Gjer tani ka publikuar librat e mëposhtëm si:
-2015 MËRGIMTAR NE DHE TE HUAJ
- 2017 MALLI PËR VENDËLINDJEN TIME
-2018 COPËZA SHPIRTI
-2019 COPËZA SHPIRTI VËLLIMI DY
2020 pjes e 12 antologjive ne Italia, fitues i disa cmimeve kombetare e nderkombetare ne poezine italiane.
Ka publikuar rreth 4 teza shkencore për fushën e hoteleri turizmit me foskusim kuzhinën mesëdhetare.
Klaudio është në proces të botimit të librit IL PANE libri i parë në italisht i cili flet për bukën dhe ka një larshmëri recetash. Në 22.04.2021 është emëruar si delegat i Universum Academy Switzerland për rajonin e Trentino Alto Adige.