TEKSTESHQIP
Biografia
Fillesat e Kleas kane qene pikerisht tek qendra artistike 'Sirea Film' me grupin 'Kripemjaltezat'. Duke zhvilluar shfaqje muzikore ose ndryshe 'Musical" jo vetem ne sallen e Akademise se Arteve dhe Teatrit te Operas dhe Baletit por ne mbare Shqiperine duke i dhuruar show dhe emocione shume prinderve e femijeve me elokuencen, talentin dhe sharmin qe i karakterizonte si grup.Me pas ajo u spikat si e talentuar ne fushen e muzikes dhe jo vetem. Performanca e saj e pare eshte pikerisht ne: "Maratonen e kenges Performuese("Planeti Kripëmjaltëzat")". Ajo u paraqit me kengen :"Sa dua" dhe pati shumë sukses.Madje ajo rrembe edhe nje nga cmimet e ketij festivali per femije pikerisht cmimin: "Best Friend" nje cmim ky i cli jepej nga vete artistet e ketij festivali.Më vonë ajo nxjerr plote kenge te bukura të cilat shfaqe me imazhin e :"Winx". Por nuk mbaron ktu ajo poashtu ishte imazhi kryesor ose prezantuesja me sakte e nje programi shume te dashur per femije behet fjale per emisioni: "Junior Club" qe trajtonte temat e ndryshme te adoleshenteve dhe rolin e prezantuese e kishte kjo.Ndërsa më vonë ajo merr pjese edhe ne: "Top Girls" ne spektaklin: "E Diell" ku pati mjaftë sukses. Ajo ka cfare te ndaje me publikun, tashme qe eshte bere protagoniste si moderatore e "Top Fest 10" ne krah te Ledion Licos dhe ne serialin triller te Besnik Bishes me titull "Millenium". Pati eksperienca si gazetare sportive e kronikave roze ne "Procesin Euro 2012", por edhe ne ethet e nje gare ku kendohet. Shume e perfolur eshte lidhja e saj me kantautorin Elgit Doda.

DËRGOI: