>
BIOSHQIP
Biografia
Fillesat e Kleas kane qene pikerisht tek qendra artistike 'Sirea Film' me grupin 'Kripemjaltezat'. Duke zhvilluar shfaqje muzikore ose ndryshe 'Musical" jo vetem ne sallen e Akademise se Arteve dhe Teatrit te Operas dhe Baletit por ne mbare Shqiperine duke i dhuruar show dhe emocione shume prinderve e femijeve me elokuencen, talentin dhe sharmin qe i karakterizonte si grup.Me pas ajo u spikat si e talentuar ne fushen e muzikes dhe jo vetem. Performanca e saj e pare eshte pikerisht ne: "Maratonen e kenges Performuese("Planeti Kripëmjaltëzat")". Ajo u paraqit me kengen :"Sa dua" dhe pati shumë sukses.Madje ajo rrembe edhe nje nga cmimet e ketij festivali per femije pikerisht cmimin: "Best Friend" nje cmim ky i cli jepej nga vete artistet e ketij festivali.Më vonë ajo nxjerr plote kenge te bukura të cilat shfaqe me imazhin e :"Winx". Por nuk mbaron ktu ajo poashtu ishte imazhi kryesor ose prezantuesja me sakte e nje programi shume te dashur per femije behet fjale per emisioni: "Junior Club" qe trajtonte temat e ndryshme te adoleshenteve dhe rolin e prezantuese e kishte kjo.Ndërsa më vonë ajo merr pjese edhe ne: "Top Girls" ne spektaklin: "E Diell" ku pati mjaftë sukses. Ajo ka cfare te ndaje me publikun, tashme qe eshte bere protagoniste si moderatore e “Top Fest 10” ne krah te Ledion Licos dhe ne serialin triller te Besnik Bishes me titull “Millenium”. Pati eksperienca si gazetare sportive e kronikave roze ne “Procesin Euro 2012”, por edhe ne ethet e nje gare ku kendohet. Shume e perfolur eshte lidhja e saj me kantautorin Elgit Doda.

Në Shtator 2016, Alar Band merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Amla", në bashkëpunim me Klea Huta.

Më datë 12 Maj 2018, Klea Huta publikon videoklipin "Bla Bla Bla". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 10 Qershor 2021, Klea Huta publikon videoklipin "Dike Si Ti". Teksti i këngës u shkrua nga Klea Huta & Elgit Doda. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 9 Qershor 2023, Klea Huta publikon videoklipin "4". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Klea Huta & Kledi Bahiti. Produksioni audio u realizua nga Kledi Bahiti.

Më datë 4 Shkurt 2024, Klea Huta Academy publikon videoklipin "Hymn Of Stars". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Klea Huta & Elgit Doda. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.
DËRGOI: