TEKSTESHQIP
Biografia
E lindur në Elbasan, më 15.8.1980, është poete, redaktore letrare dhe gazetare e pavarur. Është diplomuar me Master Shkencor në degën Gjuhë-Letërsi pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, në vitin 2002, si dhe me një Master të dytë Shkencor për “Përkatësi Gjinore dhe Zhvillim (Gender)”, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2014. Në vitin 2012 ka publikuar vëllimin e saj të parë me poezi të titulluar “Dritëzim ikjesh”, ndërkohë që krijimet e saj, në poezi dhe prozë janë botuar në gazeta, revista dhe antologji të ndryshme.

Ndër vite është përfshirë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, si skenariste dhe moderatore. Gjithashtu, mban pozicionin e Koordinatores për Median dhe Publikun në Festivalin Nderkombëtar Teatror “Skampa”. Edhe pas shkëputjes nga televizioni, ajo vijon pasionin e saj për letërsinë dhe gazetarinë, nëpërmjet shkrimeve të ndryshme në gazeta e revista, ndërkohë që vijon punën si redaktore dhe korrektore e veprave letrare e shkencore. Është vlerësuar me titullin “Ambasadore për paqen”, nga Federata Universale Ndërkombëtare e Paqes, si dhe me titullin “Ikonë e fjalës artistike” nga Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare. Gjithashtu, është anëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve.