TEKSTESHQIP
Biografia
Kentjon Hodo ( Klenti Hodo ) eshte nje autor I ri shqiptar, me origjine nga Permeti, I lindur me 22 Prill te vitit 1998 ne Tirane nga ku zhvillon edhe veprimtarine e tij krijuese. Pasi mbaroi gjimnazin ne Tirane, vazhdoi ne universitetin e sporteve, te cilin ju desh ta linte pergjysme si rrjedhoj e emigrimit. Eshte kthyer serish ne Tirane po me te njejten dashuri ndaj poezise apo krijimtarise. I perfshire ne emisione te ndryshme, i ftuar ne disa televizione me nje kauze per te suportuar autoret e rinje. Kjo e fundit i dha nje ndikim akoma me te madh ne rrjete sociale nga ku tashme numeron mijra ndjekes e dashamires. Ka organizuar disa klube libri, evente te ndryshme letrare, apo edhe shfaqje poetike. Eshte autor I tre librave. “Katrahure ndjenjash” botuar ne qershor te vitit 2021. Libri “E premtja” botuar ne nentor te vitit 2023, dhe se fundmi vellimin e dyte te librit ” Katrahure ndjenjash” nentorin e viti 2024. Thjeshtesia dhe mesazhet qe percjell formojne shtyllat ku mbeshtetet krijimtaria e tij, duke e ber te krijoj nje ure lidhese mjafte te ndjeshme midis tij dhe lexuesit. Eshte nje autor i cili thuajse tere krijimtarine e tij, e zgjeron ne tematika perhere aktuale si : Dhuna ne familje, problemet e shendetit mendor, vetmia, ankthi, depresioni, mungesa e dashurise etj.

DËRGOI:
Komente 0