TEKSTESHQIP
Biografia
Ajo është modele shqiptare e lindur dhe rritur në Greqi, e njohur më së shumti për bashkëpunimet e saj me Sophia Webster, Toni & Guy, Cosmopolitan Italia, etj. Në moshën 15 vjeçare, në qershor 2012, u kurorëzua "Miss Shqipëria", dhe pastaj në nëntor 2012 "Miss Globi". Kleoniki lindi me 28 gusht 1996 në Janinë, në një familje me baba biznesmen Mihal Delijorgji, dhe nënë kryekuzhieniere Majlinda Hetemaj. U rrit në Athinë, ndoqi mësimet në kolegjin anglez St.Lawrence deri në moshën 15 vjeçare. Pastaj në vitin 2011 kthehet të jetojë Shqipëri ku ndjeku kolegjin The Independent. Ishte vetëm 15 vjeç, fitoi "Miss Shqipëria" në qershorë 2012, dhe "Miss Globi" në nëntor të të njejtit vit.

Filloi karrierën e modelimit në vitin 2013, dhe në 2015 vazhdoi karrierën ndërkombëtare në Milan me MP Management, në Hamburg me agjencinë mëmë Place Models, në Bruksel me Dominique Models në Londër me Milk Management, në Paris me MP Management, dhe në Athinë me D Models. Ajo ndërpreu punën si modele me orar të plotë në nëntor 2017.

Kleoniki ka punuar me Guerlain, Costume National, Toni and Guy, Sophia Webster, Primark, Vague UK, Wonderland UK, Cosmopolitan UK, Elle GR, Fashion for Relief by Naomi, Axwell Ingrosso, Zalando, etj.

Gjithashtu mori pjesë në videoklipin e këngës "Xhanëm" të Butrint Imerit, e publikuar në Youtube me 14 dhjetor 2017.