Klodian Lela është një këngëtar i mirënjohur për publikun shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në diasporë. Ai njihet si për këngët popullore tradicionale, por dhe për këngët pop.
I lindur në qytetin e Gjirokastrës dhe me origjinë nga Tepelena, Klodiani e ruan me shumë fanatizëm origjinën, madje ka krijuar dhe një këngë për këto dy qytete që ka në zemër.