>
BIOSHQIP
Biografia
I diplomuat për kompozicion në vitin 2003. I vlerësuar në krijimtarinë e tij muzikore, si në festivale të ndryshme të këngës, bashkëpunime me këngëtarë të muzikës së lehtë dhe popullore apo dhe me kontribut në Teatrin e Operës dhe Baletit me veprën etnomuzikalin "Rituali i Jetës". Qafoku ka një gamë të gjerë të krijimeve të këngës për fëmijë në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Si kompozitor ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian të këngës në vitin 2006. Në Festivalin e 55 te kenges ne RTSH fiton cmimin e pare me kengen "Botë", kenduar nga Lindita Halimi, e cila do perfaqesoj Shqiperine ne Eurosong, Kiev 2017. Në studion e tij të produksionit ka arritje të veçantë në orkestracionet, regjistrimet, miksazhet dhe masterizimet e shume produkteve muzikore shqiptare. Aktualisht punon në RTSH si specialist i regjistrimeve audio të Orkestrës Simfonike.