Më mbaj mend (për 1 muaj)

Klodiana Vata
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  60

Klodiana Vata është këngëtare e njohur. Klodiana Vata, ka nisur të këndojë që në moshën 6 vjeçare. Ka marrë pjesë në shumë kompeticione brenda dhe jashtë vendit. Njëri prej tyre është pjesëmarrja në “Les Voix De la Scene” në Lion të Francës ku fiton çmimin e parë dhe një bursë në shkollën e muzikës Aicom me drejtues Pierre Yves Duchesne (trajner i Lara Fabian). Klodiana Vata jeton ne Shkoder dhe ka qene pjesmarese ne shume evenimente muzikore. Me shume ka qene e perkrahur nga mami dhe kusherira e saj. Klodiana ka qene pjesmarese edhe ne spekteaklin per talent te vegjel Gjeniu i vogel ne edicionin e 6. Ne kete spektakel arriti te rembente zemrat e shume femijeve edhe arriti deri ne finale. Klodjana u elminua nga gara pas perballjes me Rea Nuhun-fituesja e vendit te tret dhe Darion. Këngëtarja Vata ka dhe një tjetër pasion, prezantimin. Momemtalisht drejton një emision në Radio Shkodra ndërsa ka prezantuar festivalin ballkanik për fëmijë “Ylberi 2018”.

Në Dhjetor 2011, Klodiana Vata merr pjesë në Ylberi 2011 me këngën "Shoqes Sime".

Në vitin 2012, Klodiana Vata merr pjesë në Ylberi 2012 me këngën "Kapelja Fole".

Në Shtator 2012, Klodiana Vata merr pjesë në JESC 2012 me këngën "Këndoni Bashkë Me Mua".

Në Dhjetor 2012, Klodiana Vata merr pjesë në The MAMs 2012 (Fresk Fare 1) me këngën "Kapelja Fole".

Në vitin 2014, Klodiana Vata merr pjesë në Gjeniu I Vogel 6.

Në vitin 2014, Klodiana Vata merr pjesë në Ylberi 2014 me këngën "Tre Dimenzione".

Në Qershor 2015, Klodiana Vata & Igli Bodurri marrin pjesë në JESC 2015 me këngën "Bota Gjithe Dashuri".

Më datë 6 Gusht 2017, Klodiana Vata publikon videoklipin "Shi Lodre". Për orkestrimin u kujdes Edi Balili.

Në Dhjetor 2018, Klodiana Vata merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me këngën "Mbrëmje E Pafund". Me një krijim të Edmond Zhulalit dhe Jorgo Papingji në muzikë e vargje, sjell premtimin e dy të dashuruarve për një dashuri në pafundësi.

Më datë 24 Tetor 2019, Klodiana publikon videoklipin "Lulet Ne Dritare", në bashkëpunim me Sei Dacin.

Më datë 28 Dhjetor 2019, Klodiana Vata & Bujar Qamili publikojnë videoklipin "Gëzuar Vitin E Ri".

Më datë 17 Shkurt 2020, Klodiana Vata publikon videoklipin "A E Din". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

3

Pjesëmarrëse në

Gjeniu I Vogel

Kanali

Youtube

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet