>
LETERSISHQIP

Dashuri

Ish nje vajze e ish nje djale,
vajza e donte e djali e donte,
po Shkumbini i madh me vale
i kish ndare e s'i bashkonte.

Dhe therrisnin: O o o, te dua!
po kjo klithme e lashte fjalesh
u degjohej: Jooo, s'te dua!
neper thashetheme valesh.

E humbisnin te dy shpresen
e shpresonin prap me teper,
sic humbet dhe drita vesen
dhe e gjen mengjesin tjeter.

Ooo, te duuaa, nisej fjala,
Jooo, s'te duuaa, mberritne zallit,
vajza thosh: Me pifte vala!
Te perpifte! I vinte djalit.

Bot me buze, bot me duar
anes dallgeve nderkryer,
here per jete dashuruar,
here per vdekje te zhgenjyer.

Hidhnin fjalen ta kalonin,
shprishej porsi plisi i kumit,
hidhnin gurin te qellonin,
binte mu ne mes te lumit.

Nje cast lumi s'ish me lume
mes dy brigjeve te mallit
dhe u bind e ra ne gjume
dhe u hap e fjeti zallit.

Rendi vajza e rendi fjali
sa u ngrit nje ere e marre,
qe rrezoi shkembinj nga mali
e nje bresher qe s'ish pare.

Zgjaten duar, vune gure,
shtruan dhimbjet qe nuk thuhen
gjer mbi lume u bene ure,
te kalojne ata qe duhen.

***

S'rri dot me ty,
s'bëj dot pa ty,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Fshehur po dal'
vjedhur po hyj,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Nën qiell veç,
nën dhe të dy,
s'rri dot me ty,
s'bëj dot pa ty.