TEKSTESHQIP
Koha - Mall
Koha
Mall

Formula "hit + klip = sukses" u zbatua dhe projekti muzikor bëhet i disponueshëm tek audienca i punuar nga sfera vizuale me anë të një videoklipi, për të cilin është kujdesur Video Art. Ky videoklip u publikua më 2 Korrik 2021. Vijën melodike dhe okestracionin e kryen vetë artistët, teksa autor i tekstit është Zyrafete Manaj.
Teksti :: Song Lyrics
Peshë e maleve më rendonë
Mallin tim e mas me gurrë
Si flamuri kur valonë
Rrug't e mija s'nalen kurr

Andrrat kurr si shoh n'mërgim
Lot e gaz tek pragu im
Atje veq zemra më flet
Ndihem plot dhe kur jam vet

Mos më thuaj mos më thuaj
N'tokën teme jam i huj
Mos më thuaj mos më thuaj
N'tokën teme jam i huj

Sikur f'mi ditës i qeshem
Kur ta marr atë rrugë të gjat
Nuk ni gjum as nuk ni lodhje
Gjer sa t'shkeli në timin pragë

Ti rrugicë e fëminisë
Asnjëher që nuk u lodha
Në cdo mbramje dhe agim
Fort më mund kët mallin tim

Mos më thuaj mos më thuaj
N'tokën teme jam i huj
Mos më thuaj mos më thuaj
N'tokën teme jam i huj

Mos më thuaj mos më thuaj
N'tokën teme jam i huj
Mos më thuaj mos më thuaj
N'tokën teme jam i huj

VIDEOKLIPE

Komente 0