Biografia
Në vitin 2017, Kolo realizoi edhe komedinë e zezë me 10 seri, “Skandërbeg”. Kompania e tij filmike “Cukali Films” ka bashkëpunuar gjithashtu për krijimin dhe realizimin “The Brave” me yjet e kinematografisë Louis Mandylor dhe Armand Assante, një film shqiptar, ndërkombëtar i zhanerit aksion me një buxhet prej 1.4 milion eurosh. Por, Koloreto ju rikthye dashurisë së tij të parë, radios. Në Top Albania Radio ai drejtoi emisionin “Sot Nuk Është e Hënë”, çdo të hënë live në orën 18:00.