TEKSTESHQIP

(1943-2024)

Biografia
Kopi Kyçyku, lindur më 1943 në qytetin e Pogradecit. Ka mbaruar fakultetet gjeologji-miniera dhe histori-filologji (degët gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi). Është doktor i shkencave dhe akademik, anëtar themelues dhe anëtar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qendrës së Studimeve Ndëretnike dhe i Komunikimit Social pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë (1991), anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qendrore (1997), anëtar Themelues i Fondacionit Evropian Titulesku (1991), anëtar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe Sllavistikës (1992), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1967) etj. Ka marrë pjesë, me referate dhe kumtesa, në shumë veprimtari shkencore ndërkombëtare. Është nderuar me diploma dhe çmime ndërkombëtare për mësimdhënien e stilistikës së gjuhës italiane, të historisë së Ballkanit, si dhe në fushën e përkthimeve.

Në karrierën e tij të pasur ka mbajtur funksione të ndryshme në administratën lokale, radiotelevizion, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ai është autor i shumë veprave poetike, satirike, monografish historike dhe esesh. Gjithashtu, ka përkthyer një numër të konsiderueshëm veprash të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës botërore, duke pasuruar kulturën shqiptare me përkthime të vyera. Puna e tij nuk është kufizuar vetëm në Shqipëri, pasi ishte anëtar i disa organizatave shkencore ndërkombëtare. Që nga viti 1998, Kopi Kyçyku ishte bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Revistës Evropiane “Haemus” si dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare me të njëjtin emër. Për kontributin e tij të spikatur, në vitin 2019, Këshilli i Qarkut Korçë e nderoi me titullin e lartë “Nderi i Qarkut”.

Me dhimbje është mësuar lajmi i ndarjes nga jeta të akademikut të shquar Kopi Kyçyku më 30 Dhjetor 2024.
Komente 0