>
BIOSHQIP
Biografia
Kozeta Zavalani - autore, poete, gazetare e shkrimtare. Zgjedhur një nga 26 gratë e shquara në botë. Mban titullin Ambasadore për Paqen.

Kozeta Zavalani lindi në qytetin e Korçës në 8 mars 1958. U diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës me 1982 dhe në vitin 1985 është specializuar për gazetari. Qysh nga viti 1992 puna e saj është përqendruar në gazetari. Është e martuar me mjekun Gjergj Zavalani dhe kanë dy fëmijë, Mend Zavalani dhe Mikel Zavalani. Kozeta punoi në Televizionin Shqiptar dhe botoi revistën “Stina për ndryshim”, ndërkohë që ka punuar intensivisht me organizatat ndërkombëtare të grave duke bërë të njohur shoqërinë femërore shqiptare edhe në vende të zhvilluara. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar gruas në vende të tilla si në Holandë, Itali, Amerikë, Poloni, Marok, Norvegji, etj. Ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare dhe ka kontribuar si lektore në konferencat : “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Doktor”. Tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar për të ndikuar në forcimin e familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”. Si anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, bashkëpunon me shoqatën “FIDAPA” në Itali, “Women and Peace”, UNESCO në Greqi, “Dirigenteas” në Paris, WIN - Zvicër, “Women Abroad” Angli, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe BRAZZERS në Uashington D.C. etj. Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2000-2007.

Ajo bëri debutimin e pare në letërsi në moshën 10-vjeçare, kur poema e saj fitoi çmimin e parë dhe u botua në revistën kombëtare të fëmijëve "Pioneri". Në vitin 1976 ajo ishte bashkautore në librim me tregime epike "Heronj të heshtur" dhe në vitin 1978 në librin "Yje të pashuar". Libri i saj i parë i poezive "Këngët e para" nuk u botua në vitin 1979, sepse konsiderohej "tepër lirik" dhe nuk "ndiqte parimet e ideologjisë komuniste". Përfundimisht, i njëjti titull u përdor për një antologji poetike të pesë autorëve, ku Kozeta dhe disa prej poezive të saj qenë në mesin e tyre.

Ndërmjet viteve 1975-1976, ndërsa ishte akoma në shkollë të mesme, Kozeta ka punuar në "Radio Korçë" si spikere me kohë të pjesshme. Më pas ajo punoi si moderatore televizive për programin e fëmijëve në të vetmin Transmetues Kombëtar, Radiotelevizionin Shqiptar (1977-1981). Pas diplomimit, në vitin 1982 u emërua Përgjegjëse e Departamentit të Tregtisë në Maliq, Korçë, ku punoi deri në vitin 1992. Në të njëjtën kohë ajo punonte si gazetare e lajmeve për Radio Korçën, prej nga u pezullua për arsye politike në vitin 1986, pasi u martua me Gjergj Zavalanin, që konsiderohej me "biografi të papastër familjare". Pas ndryshimeve të sistemit politik në Shqipëri, Kozeta dhe familja e saj u zhvendosën në kryeqytet, Tiranë dhe më 1993 ajo filloi të punonte si gazetare e spikere e lajmeve për Radio Televizionin Shqiptar (1994-2001).

Ndërmjet viteve 1997-2002, ajo botoi gazetën periodike 'The Manager', të Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste në Tiranë, Shqipëri. Në vitin 1999 mbrojti masterin për temën “Resurse humane e lidership” në Instituti ISIDA, Palermo, Itali dhe Vrije University në Amsterdam, Holandë. Në dhjetor 2002, ajo themeloi shoqatën "Familja dhe Media - Fuqia për Ndryshim" dhe që atëherë, ajo vazhdon të publikojë dhe të punojë si kryeredaktore e revistës së saj social-kulturore "Stina për Ndryshim".

Në vitin 2006 ajo u nderua me titullin "Ambasador për Paqe" nga Federata për Familje e Paqen Botërore. Ajo u zgjodh si president e degës së Federatës për Tiranën, Shqipëri në 2011 dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2013 – 2015.

Në vitin 2007 ajo u zgjodh si një nga "Gratë e Shquara të Botës" nga "ConnectUs Communications" në Kanada, me titullin "Redaktor dhe nënë, model për gratë".

Në vitin 2009 ajo u nderua me çmimin e dytë në Takimin e Poeteshave Shqiptarë në Vushtrri, Kosovë dhe fituese i Çmimit të Parë në Poezi nga revista "Nositi" në Tiranë.

Fitues i "Çmimit Special" në kategorinë e Poezisë Ballkanike në "Netët e Poezisë së Korçës" më 2 korrik 2010. Në qershor 2011, në Kongresin Botëror të 22-të të Poetëve në Larisa të Greqisë, Kozeta Zavalani iu dha çmimi Olympus Poetry "Demeter". Gjatë Festivalit të 1 Mesdhetar të Poezisë të mbajtur në Larisa, në vitin 2011 ajo u nderua me Certifikatën e Nderit.

Kozeta mori pjesë në mbrëmjet e 50-ta të poezisë ndërkombëtare të Strugës, në Republikën e Maqedonisë. Poezitë e saj janë botuar në librat e antologjisë së Poezisë Botërore nga Pesë Kontinentet (Strugë), Poezisë Botërore 2011 (Larisa) dhe edicionit të Festivalit të 2 Ndërkombëtar të Letërsisë në Ordu të Turqisë, 2011 dhe të 7-të në Akyaka-Mugla-Turkey, 2013.

Librat nga Kozeta Zavalani:

-Gra që më kanë frymëzuar, vëllimi 1, "Gra që më kanë frymëzuar" - intervista - shtëpia botuese - Dita, Tiranë, viti 2000

ISBN 99927-678-0-4

-Gra që më kanë frymëzuar, vëllimi 2, "Gra që më kanë frymëzuar" - intervista - shtëpia botuese - Dita, Tiranë, viti 2001

ISBN 99927-678-4-7

-“Women who have inspared me”, përshtypje dhe intervista në anglisht - Shtëpia botuese Afërdita, Tiranë, viti 2001

ISBN- 99927-37-65-4

-“Halfworld”, biografi, përshtypje dhe intervista në gjuhën angleze - shtëpia botuese Logoreci, Tiranë, viti 2005

ISBN 99943-740-9-5

-“Gjysmëbota” - biografi, përshtypje dhe intervista në shqip - Shtëpia botuese Medaur, Tiranë, Viti 2007

ISBN-978-99943-59-29-5

-“Porta e Shpirtit” - libër poetik në shqip dhe anglisht, Shtëpia Botuese Vllamasi, Tiranë, Shqipëri, viti 2012

ISBN 978-9928-140-33-3-

-“Migratory” - "Shtegtare" - libër poetik në në 8 gjuhë të ndryshme, Shtëpia botuese Ada, Tiranë, Shqipëri, viti 2010

ISBN-978-99943-58-92-2

-“Women” (libri i poezisë në anglisht), Platforma e pavarur e botimit, Bolonja, Italia, 2014

ISBN-978-1496102928

-“Frymëmarrje femërore” - ese në shqip - Shtëpia botuese Vllamasi, Tiranë, viti 2014

ISBN 978-9928-179-03-6

-“Ankthi” - roman në shqip - Shtëpia botuese Toena, Tiranë, viti 2014

ISBN-978-99943-945-9

-“Rizgjimi”, - libër poetik në shqip, Platforma e pavarur e botimit, Bologna, Itali, 2015

ISBN-978-1515138235

-“90+” roman – Shtëpia Botuese GLA, Tiranë, mars 2018, ISBN: 978-9928-4435-9-5