TEKSTESHQIP
Kozma Dushi - Qielli I Verës
Kozma Dushi
Qielli I Verës

Krijues i pjesës muzikore është Ndricim Troplini, vargjet janë marrë përsipër nga Irma Kurti, ndërsa aranzhimi muzikor është realizuar nga Petrit Terkuci.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Një fjalë të ngrohtë
prisja atë mbrëmje
si rreze dielli, pa u ndjerë,
do prekte shpirtin tim.

Porsi një fushë me yje
e praruar
qielli i verës aq i brishtë
dukej pa kufij.

Refreni:

Me dallgët
zëri yt shkrihej,
sa iluzione
tek unë u tretën...

Mjaftonte
prania jote
dhe emocioni,
një çast i vetëm.

II.

Po prisja veç nga ty
një përkëdhelje,
një dallgë deti që në breg
vrapin ndal ngaherë.

Të flisja për kujtime
që nuk vdesin,
fjala e veshur plot me dritë
vjen në shpirtin tim.

Refreni:

Kaluan
ditë edhe muaj
kohët ndryshuan,
janë bërë gri.

Unë ende
kam sipër meje
qiellin e verës,
kujtim nga ty.
Komente 0