TEKSTESHQIP
Biografia
Ëndërron të bëhet një soprano e famshme edhe pse i pëlqen të këndojë rryma të ndryshme muzikore. Ajo luan në piano prej disa vitesh dhe ky është aktiviteti i saj i preferuar. Përpos shkollës ajo merr dhe leksione në kanto. Me një karakter të ëmbël por të vendosur, ajo vjen në ‘The Voice Kids’ për të nisur rrugëtimin e saj në muzikë.

Në vitin 2018, Kristel Qarri merr pjesë në Voice Kids Albania. Por rrugëtimi i saj nuk mbyllet këtu. Ajo merr pjesë në shumë festivale dhe konkurse për të rëmbyer zemrat e publikut dhe per te marrë cmimet e para si ja ka dal gjithmonë. E ëmbla Kristel Qarri ëndërron të jet diva e Shqipërisë dhe popullin e saj ta bëjë krenar kudo!