Një jurist që ka pasion muzikën, pasion që ka nisur që që në moshë të vogël. Hapat e tij të para në këtë rrugë kanë nisur nga qyteti i Vlorës, ku edhe është diplomuar në degën e kantos në shkollën Naim Frashëri. Mamaja ka qenë ajo që i ka dhënë mbështetjen kryesore ndërsa e ka nxitur edhe të konkurrojë në Kënga Magjike.
Në Big Brother, ishte një lojtar që nuk përdori britmat, por inteligjencën; që nuk zgjodhi intrigat, por dinjitetin. Edhe pse një vendim i padrejtë e largoi nga gara, Kristi doli si fituesi moral që Shqipëria e deshi që në ditën e parë.