>
BIOSHQIP
Biografia
Ai eshte femija i pare nga tre femijet e familjes Thano. Ne moshen 3 vjecare, familja e tij ka emigruar drejt Greqise, ku edhe Kristo u rrit duke u aktivizua atje me sporte te ndryshme si futboll, not etj. Ne moshen 15 vjeqare familja e tije rikthehet ne Shqiperi, ne qytetin e Fierit. Kristo vazhdon aty studimet per kanto ne shkollen e muzikes 'Jakov Xoxa'. Gjate kesaj kohe ai aktivizohet me banda te ndryshem te muzikes rock si vocalist, duke kenduar neper pubet e ndryshme te nates ne kryeqytet. Me vone mbas fillimit te universitetit ai zhvendoset ne Tirane ku edhe rastesisht merr pjese ne X factor Albania, qe behej ne ate kohe per here te pare ne Shqiperi. Aty pikaset talenti i tij dhe menyra dhe stili i tij i vecante i te berit muzike. Ai arrin deri ne finale duke zene vendin e dyte ne ate kompeticion. Sot nga informacionet qe kemi nga rrjetet sociale, na rezulton se prej disa vitesh ai jeton ne Angli.

Në vitin 2012, Kristo Thano ishte finalist në X Factor Albania 1.

Në Nëntor 2012, Kristo merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Fryma Qe Marr".

Më datë 10 Maj 2013, Kristo Thano publikon videoklipin "Nje Jete".

Në Maj 2014, Kristo merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Naten E Mire".

Në Dhjetor 2017, Kristo Thano merr pjesë në Shkodra Fest 3 me këngën "Ne Ajer".

Më datë 12 Dhjetor 2020, Kristo Thano publikon videoklipin "Me M'vra". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kristo Thano.

Më datë 9 Prill 2022, Kristo Thano publikon videoklipin "Nuk Po E Sheh". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga vetë Kristo Thano. Produksioni audio u realizua nga vetë Kristo Thano.