Biografia
ndryshuar deri sa në 1999 u krijua grupi “Krojet e Velçës”, i cili vazhdon veprimtarinë edhe sot.
Për herë të parë grupi i Velçës ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik Zonal, të organizuar në "AMANTIA" Sevaster, ku ka spikatur me vallen burrërishte dhe këngë të tjera të tabanit velçot. Pas këtij eventi në radhët e grupit u shtuan edhe vajzat velçote. Në vitin 1974 regjistrohen në radio - televizionin shqipëtar 15 këngë e valle të larmishme për nga tematikat, zërat (marrësit,) dhe strukturat( duetet, etj... ) Ndër vite kanë spikatur talente të cilët u përfshinë në festivale të ndryshme të qarkut të Vlorës dhe më vone në 1978,1983,1988 në FFKGJ. Një ndër këto talente ishte edhe kthyesi Jaho Katiaj i cili u përzgjodh për deputim në një koncert të organizuar në Francë në vitin 1988 me grupin "Haxhi Dalipi".
Një rol të veçantë në zhvillimin e këngës labe velçote kanë luajtur rapsodët të cilet kanë sjell tematika te larmishme dhe të ndjera. Ndër ta, veçojmë autorin Zimo Kurtaj me vargjet e tij :
"Në vdeksha dua dy varre,
Një për vete, një për halle
Në vitet 1998- 1999 rapsoni dhe drejtori artistik Kastriot Muçaj riorganizoi këngëtarët velçotë duke krijuar kështu grupin aktual të emërtuar “Krojet e Velçës”.
Ky grup nën drejtimin artistik të rapsodit Kastriot Muçaj dhe pas vitit 2013 i drejtuar nga Bejushe Barjamaj,që nga krijimi i tij deri më sot,ka realizuar më shumë se 140 këngë ku pjesa më e madhe e të cilave është e shoqëruar edhe me videoklipe.
Veprimtarinë tonë mund ta gjeni në YouTube, në adresën “Krojet e Velçës”, në faqen ufficiale të Fb : “Këngë labe nga Krojet e Velçës“ dhe në grupin e Fb “Krojet e Velçës” ku ju jeni të mirëpritur...
Veprimtaria e grupit :
1999 Krijimi i grupit “Krojet e Velçës” 2002 pjesëmarrës në FFKGJ me këngën : "Kur vishe hollë beharit" me tekst të rapsodit tonë Kastriot Muçaj, marrëse Bejushe Barjamaj.
2004 pjesëmarrës në FFKGJ me këngën "Kumbulla moj kumbulla", teksti Kastriot Muçaj,marrëse Bejushe Barjamaj.
2009 pjesëmarrës në FFKGJ me këngën "Doja një degë trëndelinë" me autor Kastriot Muçaj, marrëse Bejushe Barjamaj.
2015 pjesëmarrës në FFKGJ me këngën "E zgjodha dhe shkova jetë" me tekst të Kastriot Muçaj, marrëse Bejushe Barjamaj.
2023 pjesëmarrës në FFKGJ me këngën” Një thëllëzë e bukurë" një këngë 100-vjeçare velçote,teksti populli,marrëse Bejushe Barjamaj.
Përgjatë veprimtarisë së tij grupi ka marrë pjesë dhe,shpesh, është vlerësuar në festivale dhe koncerte të organizuara ndër vite në :
Vlorë, Pilur- Himarë, Bylis- Mallakastër, Memaliaj- Tepelenë, Lunxhëri - Gjirokastër, Kot - Selenicë, Viti - Kosovë, Gjonaj- Has Tiranë, Prishtinë- Kosovë, Vjenë - Austri Maqedoni Dibër e Madhe Bursa -Turqi etj...
2 Grupi ose pjesëtarë te tij janë vlerësuar ndër vite me dekorata, çmime apo tituj të ndryshëm
30/11/06
vlerësohet Znj.Bejushe Barjamaj me Titullin “ Nderi i Artit Vlonjat “ për kontributin e shquar, në interpretimin, ruajtjen dhe pasurimin e Polifonisë Labe
09/06/17
grupi " Krojet e Velçës"vlerësohet me Titullin "Naim Frashëri" nga ish Presidenti, Bujar Nishani
25/11/17
vlerësohet Znj. Bejushe Barjamaj si marrësi më i mirë në edicionin e VII të FFTK të ISO_POLIFONISE
22/09/18
vlerësohet si grupi me interpretim me nivel të lart artistik, në Bylis
26/05/19
vlerësohet me çmim të tretë në festivalin e parë “Netët e Bejkës së Bardhë”
09/06 20
vlerësohet me cmimin “ kënga më e mire Polifonike në Festivalin Anadrini
06/06/21
çertifikohet si pjesëmarrës në festivalin e dytë “ Netët e Bejkës së Bardhë
06/06/21
vlerësohet Znj.Bejushe Barjamaj si marrësi më i mirë
13/07/22
vlerësohet me titullin Mjeshtër i Madh këngëtari Z.Valter Shabanaj
03/09/22
çertifikohet si pjesëmarrës të denjë në “Divanin Lunxhiot”
08/05/22
vlerësohet për ruajtjen, zhvillimin dhe interpretimin bukur të këngës labe nga QKA “ANAMORAVA”
30/05/22
vlerësohet nga “Aulona Inter Folk Festival “ për performancë të shkëlqyer
29/07/22
vlerësohet me çmimin e 3-të në festivalin folklorik “ Kënga Labe në Vlorë “
05/08/22
nderohet për pjesëmarrje në festivalin “Andarinia Jehonë”-Kosovë
10/06/23
çertifikohet si pjesëmarrës në festivalin e 4-të “ Netët e Bejkës së Bardhë”
10/06/23
vlerësohet me dipllomën “Dhimitër Varfi” Znj. Bejushe Barjamaj si marrësja më e mirë në Festivalin e 4-të “Netët e Bejkës së Bardhë”
10/06/23
Diploma si “Kthyesi më i mirë “në festivalin e 4-të “Netët e Bejkës së Bardhë “ i jepet Z. Agim Brahimaj
3 01/07/23
çertifikohet si pjesëmarrës në FFKGJ
12/08/23
çertifikohet si pjesëmarrës në edicionin e 9-te festivalin “Divani Lunxhiot”
19/08/23
çertifikohet si pjesëmarrës në minifestivalin “ Sing locally,act globally”
19/09/23
çertifikohet si pjesëmarrës në minifestivalin “ Sing locally,act globally”
13/09/23
vlerësohet me çmimin e dytë në Festivalin “Bylys Polifonia 2023”
19/09/23
“çmimi i Karrierës “ (51 vjetë në këngë ) i jepet Znj.Bejushe Barjamaj në festivalin “ Tek ka rrënjët Simfonia”atje është Polifonia “
29/10/23
vlerësohet me titullin "Nderi i Qarkut " Vlorë këngëtarja Bejushe Barjamaj
27/11/23
vlerësohet për performancë të lartë artistike nga Bashkia e Selenicës
08/06/24
diploma “Dhimitër Varfi” si marrëse më e mirë i jepet Znj.Bejushe Barjamaj në festivalin e 5-të në “ Netët e Bejkës së Bardhë “
17/08/24
vlerësohen Znj.Bejushe Barjamaj dhe Z. Ali Habilaj si “Dueti më i Mirë “në FFK ”Jehona e Vjosës “
Me shumë respekt drejtorja organizative e grupit " Krojet e Velçës"
Kontribuan: