Labinot Islam Tahiri, i njohur me nofkën artistike Labi (i lindur në Ferizaj, më: 18 Dhjetor 1979) është këngëtar kosovar. Ai ka të mbaruar shkollën e mesme, në pamundësi që të vazhdoië tutje, duke pasur parasysh kushtet e shkollimit kur gjatë okupimit të Kosovës s'kishte shkolla, por shkolla shtëpi. Lidhur me muzikën Labi filloi të këndojë që në moshë të re duke i përcjellur hapat e babait të tij. Labi këndonte në koncerte që organizonte shkolla për ditëlindje të shkollës por edhe në programe festive që mbaheshin në qytetin e Ferizajit për festat Kombëtare. Ishte e vështirë të këndohej në kohën kur Labi këndonte sepse shtëpia e kulturës ishte e mbyllur për shqiptarët dhe koncertet mbaheshin në mënyrë "ilegale" nën regjimin e atëhershëm. Gradualisht aktiviteti i tij prej këngëtari po rritej qdo ditë e më shumë. Deri më tani ka performuar brenda dhe jashtë vendit. Dëshira e tij e flakët ishte të këndonte me këngëtarë të mëdhenjë si Ismet Peja, dëshirë e cila iu realizua kur Labi këndoi me Ismet dhe Visar Pejën së bashku në programin e vitit të ri 2007, një këngë të bukur të quajtur 'Sofra Kosovare' kënga ishte shumë e pëlqyer nga publiku, dhe sot ende dëgjohet.