Laura Nezha eshte nje nder kengetaret me te mira shqiptare dhe studion ne Universitetin e Arteve, dega Regji Teatri. Lidhja e saj me muziken eshte shume e hershme. Ka filluar te interpretoje ne skene qe ne moshen 5 vjec ne evente per femije me kenge, recitime dhe duke luajtur ne piano. Qe ne kete moshe ajo qe familjareve te saj i bente pershtypje ishte se ajo fiksohej pas aktoreve neper filma dhe gjate gjithe kohes i imitonte, shenje kjo qe percakton ate rruge qe Laura do te ndiqte me vone... Me pas ne moshen 12 vjec ajo mori pjese ne edicionin e pare te Gjeniut te Vogel ku pas nje perzgjedhjeje midis mijera femijeve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia fitoi Cmimin e Trete. Pavaresisht pasionit se saj te madh dhe lidhjes se pandashme me muziken dhe pianon, zgjodhi te vazhdonte nje gjimnaz te pergjithshem dhe jo liceun artistik meqenese gjate gjithe kohes ka pasur rezultate shume te larta ne mesime. Iu perkushtua shume mesimeve, por ne te njejten kohe ishte gjithmone pjese e organizimeve artistike te shkolles perfshire ketu dhe Rinfestin. Ne te njejtin vit qe ka prezantuar Rinfestin, fitoi Cmimin e Pare ne kenge me nje performance LIVE. Pas konkurimit ne Universitetin e Arteve per Regji Teatri dhe Aktrim ajo u rendit ne vendin e pare ne te dyja deget dhe zgjodhi Regjine e Teatrit. Ne keto tre vjet eshte angazhuar si aktore ne role kryesore ne Teater, ne disa filma me metrazh te shkurter dhe Reklama.
Laura Nezha eshte zeri ne shqip i shume personazheve te dubluar ne shqip, por ajo do mbahet mend si zeri ne shqip i Moanes dhe vajza qe kendon kenget e njohura te ketij filmi "Sa Larg Do Shkoj", "Unë Jam Moana" dhe "Cili Je".
Ne dhjetor 2016, Laura Nezha fiton "Dance With Me 3" pas 15 javesh konkurrim ne TV Klan.