Official Video

Laura Nezha - Sa Larg Do Shkoj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/06/2017

2017-06-01T22:00:00





(Nga Kolona Zanora e Filmit: "Moana: Në Kërkim Të Ishullit Mitik")

Sa gjatë kam qëndruar para bregut të detit
As vetë pa e kuptuar
Arsyen time të vërtetë
Sa do doja t'isha vajza që ata duan
Por unë kthehem prapë në oqean
Sado përpiqem s'është e lehtë

Në çdo kthesë që marr
Në çdo gjurmë që ndjek
Në çdo rrugë që bëj
E ndiej që më çon
Tek vendi që e di
​Por që s'mund të shkoj
Vetëm këtë mendoj

N'horizont shikoj vijën qiell-det
Ajo më thërret
Dhe askush s'e di
Deri ku do t'mbërrijë
Nëse era ndihmon teksa barka lundron
Një ditë do ta di
Nëse shkoj s'do ta dijë njeri sa larg do t'mbërrij

E di se gjithsecili në këtë ishull
Është mjaft i lumtur që jeton këtu
Çdo gjë e ka vendin e saj
E di se gjithsecili në këtë ishull
Ka një rol dhe një rregull
Dhe unë do t'kem rregullin tim

Mund të udhëheq, mund të jem e fortë
Këtë do ta arrij, me shumë krenari
Brenda vetes ndiej një zë që thërret
Çfarë akoma pret?

Në horizont shikoj vijën qiell-det
​Ajo më thërret
Dhe askush s'e di
Deri ku do t'mbërrijë
Ngjan sikur po më fton e më thotë
Eja lundro; eja zbulo
​Ç'ka përtej asaj vije, kur kalon atë vijë

​N'horizont shikoj vijën qiell-det
Ajo më thërret
Dhe askush s'e di
Deri ku do t'mbërrijë
Nëse era ndihmon teksa barka lundron
Një ditë do ta di
Sa larg do shkoj






Më Shumë Këngë Nga Laura Nezha: