>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo eshte me prejardhje nga Kercova, e cila ka patur prirje dhe pasion per muziken qe ne femijeri. Ne moshen 7 vjecare ajo meson fyellin dhe qe atehere me inkurajim te mesueses se saj, pasioni i saj per muziken merr hov dhe eshte prezent edhe sot. Lauresha ka jetuar pjesen me te madhe te jetes ne Kercove ku edhe filloj veprimtarite e saj te para si kengetare. Ajo ne moshen 9 vjecare merr pjese ne Festivalin "Pellumbat e Arte" ne Kercove dhe ne vazhdimesi u be pjese e ketije festivali 4 vite me rradhe, duke rrembyer cmimin e pare dhe ate te publikut. Lauresha gjithashtu ka marre pjese ne manifestime te ndryshme qe organizoheshin ne qytetin e saj dhe me pas edhe ne televizionet e Maqedonise, kryesisht ne emisione per femije. Pasi ajo mbaroj gjimnazin ne Kercove, me inkurajim te madh nga shoqeria dhe familia ajo vendosi te marre pjese ne spektaklin madheshtore "The Voice of Albania 3" ne Shqiperi, nga e cila u vecua per duetin e saj me Benjaminin, me kengen "See beneath your beautiful",i cili vecohet si dueti me i klikuari i sezonit te trete ne rrjetin social youtube.

Më datë 9 Shtator 2014, Lauresha Ramadani publikon videoklipin "Skinny Love", ku bashkepunoi me produksionin Britaniko-Shqiptare "Sebastian Production".

Në Maj 2015, Lauresha Ramadani merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Veshur Me Tradhëti".

Më datë 11 Qershor 2015, Lauresha Ramadani publikon videoklipin "Pa Limit".

Më datë 15 Korrik 2016, Lauresha publikon videoklipin "Bang Bang", në bashkëpunim me Stefi Prifti & Endri Prifti. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Rozana Radi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj.

Më datë 20 Dhjetor 2016, Lauresha publikon videoklipin "Letra". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Rozana Radi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj.

Më datë 25 Gusht 2017, Lauresha publikon videoklipin "Nalu Pak". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Elinel, Lauresha Ramadani, Sant, Marly (Almir Leka), ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 17 Nëntor 2017, Sant & Marly publikojnë videoklipin "Hola", në bashkëpunim me Lauresha. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Lauresha Ramadani, Sant, Marly (Almir Leka), ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 13 Prill 2019, Lauresha publikon videoklipin "Ku Ishe Ti?", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Lauresha Ramadani & Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.