TEKSTESHQIP
Laureta Pjetri - Nana Me Ban Nuse
Laureta Pjetri
Nana Me Ban Nuse

Ky projekt erdhi i finalizuar tek shikuesit i kompletuar mjaft mirë edhe me një klip muzikor, i cili u publikua më 18 Shtator 2020. Kënga u kompozua nga Mendi Buci, teksti është shkruajtur nga Fran Laska, ndërsa autor i orkestrimit është Alfred Qemalja.
Teksti :: Song Lyrics
Ditë për ditë nana më zgjon
A ke fjetë mirë mori bijë
Me fjalë t’amla më bekon
U bafsh nuse për shtëpi
Zani yt sa më gëzon
Kur këndon e vallzon ti
dhe bilbili të ndigjon
kur e merr at melodi.

Andërr je për djemt e ri
Lumi ai që të ka fat
Kush e ka një cucë si ti?
i thotë hanës ndalu pak
kur të vesh nuse moj bij
një pikë loti më djeg flak
një pikë loti më ka hije
se të kam bijë për merak.

Mbaje mend një fjalë moj bijë
Më tha baba kur jam nisë
Këto këngë e melodi
Janë shërbet i vajzërisë
Kanga asht ushqim i shpirtit
Mos harro m'soja dhe fmisë
se e kena trashëgim
në gjithë odat e Malsisë.

Sa herë kulla ka gzime
E na i ban zemrat krenare
Na djeg malli për vendlindje
Për një këngë e për një valle
Sot po shkon nuse moj bijë
Mos harro se je shqiptare…
mbesa e Lurës është hyjni
është Shqiponja dykrenare
Komente 0