>
LETERSISHQIP

Dua Të Këndoj Dhe Ca

Bëj të qaj e dot nuk qa’
Dua të këndoj dhe ca
Zemëra ashra m’u ca
Për atë që dhe më ha.
Për atë që shpejt më iku
Varkë që mori Venediku
Thellë e rëndë sec më piku
Qiririn e shpirtit fiku.
Thashë emri t’i flitej
Që dhimbja në mes të pritej
Mbase, gjatë nuk dremitej
Mbase ngrihej, sërish rritej!
Kot shpresova, u gënjeva
Nga ajo Botë dot s’e ktheva
Se kur ikën s’kthehet shpresa
Mbeta pa shpresën, sec mbeta.
S’hapet dheu, nuk del jashtë
Jashtë nga dheu, s’dilet prapë
Ndaj dhe jeta është e paktë
Sa shpejt bëhesh dhe e baltë.
Shpejt harrohesh se s’ke qenë
S’dihet ç’emër të është vënë
O i vogli hënë-ndenjur
Gur i rëndë e i pandenjur.