Biografia
Ne mars te vitit 2010 ai filloi te jetonte endrren e tij duke realizuar nje videoklip te thjeshte me titull "Bukuroshja ime", te nje media lokale ne Shkoder. Qe i vogel atij i pelqente shume te shkruante tekste nga me te ndryshmet, dhe me vone u be tekstshkrues i te gjitha kengeve te tij dhe jo vetem. Ky ishte vetem hapi i pare, sepse endrra per te qene kengetar nuk u mbyll ketu. Fillimisht Lek Plepi u njoh si legjenda e facebook-ut. Vazhdimisht tregonte per jeten e tij, duke postuar batuta te ndryshme. Vetem 6 muaj pas hapjes se profilit ne facebook, fama e tij shpertheu tamam si nje bombe, ku shume shpejte ai u be pjese e show bizz-it Shqiptar. Duke u ftuar ne disa emisione te ndryshme si "Wake up" ne TopChannel, "Zone E Lire", dhe ne media e radio te tjera si lokale ashtu dhe kombetare(RadioTirana, SuperstarRadio, RadioMotiv,etj), deshira e tij per te vazhduar me tej vetem sa u shtua. Fama e tij u pasua edhe me realizimin e disa videoklipeve te reja. Per kete ai u ftua edhe ne club-et me te njohura te Shqiperise si VenueClub, SharmClub, etj. Emri i tij permendej gjithandej si ne media dhe emisione te ndryshme, por ajo qe nuk kishte te sosur ishte lista e atyre qe kerkonin foto dhe autografe nga Lek Plepi. Njerez te famshem te skenes Shqiptare dhe publik i thjesht i kushtonin vemendje jetes dhe aktivitetit te kengetarit. Duhet thene se ne kete periudhe ai u perfshi shume nga adrenalina e fames se momentit, duke postuar ne rrjetet sociale batuta te tepruara dhe foto intime.