Leutrim Gervalla
Leutrim Gervalla
Leutrim Gervalla
  • Vendlindja:
  • Pejë Kosovë
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë Kosovë
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: pop
Leutrim Gervalla është këngëtar i njohur. Leutrim Gërvalla, djaloshit të cilit jeta mund të mos i ketë dhënë shikimin, por i ka dhënë talentin në muzikë.

Spektakli “Abanian Star” po vazhdon të kërkojë talente të reja, të cilat pritet të trajnohen në një spektakël garues, ku do të këndohet vetëm shqip. Në fazën e parë të konkurrimit janë prezantuar shumë konkurrentë, gjersa në puntatën e funditi Ishte radha e një konkurrenti tjetër shumë të veçantëm Leutrim Gërvallës. Ai performoi para anëtarëve të jurisë një kolazh këngësh popullore në mënyrë korrekte, gjersa edhe për këtë mori vlerësimin e duhur. Shumë nga anëtarët e jurisë o dhanë një “Po” për në fazën e ardhshme duke mos dashur të komentojnë më shumë mbi interpretimin, pasi gjithçka sipas tyre ishte korrekt. Juria e “Albanian Star” ngel e mahntiur nga interpretimi i Leutrimit

Ndërsa, Elizabeta Qarri, njëra nga anëtaret e jurisë vendosi të flasë, duke kujtuar se ajo dhe Leutrimi janë takuar edhe më parë në një spektakël të këtij lloji, atëherë kur Leutrimi ishte i vogël dhe e quante “teta Elizabeta”. Në atë kohë, Gërvalla kishte pasur mjaft sukses duke arritur deri në gjysmëfinale, teksa të njëjtën gjë e bëri edhe sot, duke arritur të marrë të gjitha përshtypjet e mira nga anëtarët e tjerë të jurisë, dhe konfirmimin që kalon në fazën tjetër. Shfaqja në fjalë ka emocionuar në masë të madhe edhe telespektatorët.

Më datë 30 Mars 2015, Leutrim Gervalla publikon videoklipin "Asgje Nuk Kam".

Më datë 20 Shtator 2016, Leutrim Gervalla publikon videoklipin "Rrehi Zemra".

Në vitin 2017, Leutrim Gervalla merr pjesë në Albanian Star 2017.

Më datë 27 Janar 2022, Leutrim Gervalla publikon videoklipin "Keq Ka Me Tu Kthy". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 5 Maj 2022, Leutrim Gervalla publikon videoklipin "Dashnija E Vjeter".

Më datë 7 Korrik 2022, Leutrim Gervalla publikon videoklipin "Xhani". Produksioni audio u realizua nga Nurteel.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Komente 0