>
BIOSHQIP
Biografia
Edon Kastrati është nga Gjilani i njohur për publikun me nofkën “Lil Don”. “Lil Don” është një reper i ri që pritet të pushtojë tregun muzikor, derisa projektet e tij të para janë pritur mjaft mirë nga dëgjuesit e këtij zhanri.

Më datë 18 Maj 2015, Lil'don publikon videoklipin "Jena T-Lind".

Më datë 13 Korrik 2015, Lil'don publikon videoklipin "E Din Kejt".

Më datë 27 Janar 2018, Lil Don publikon videoklipin "365 Ditë". Videoklipi vërehet se është punuar në detaje, ndërsa edhe mysafirët e ftuar ishin specialë. Ndër ta ishte edhe rep artisti tjetër i njohur nga Gjilani, Fero.

Më datë 20 Prill 2018, Lil Don & Rei publikojnë videoklipin "Rutin".

Më datë 31 Maj 2020, Lil Don publikon videoklipin "Kriminel".

Më datë 13 Gusht 2020, Lil Don & Agon publikojnë videoklipin "Benz". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Lil Don & Agon Citaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Kotorri.

Më datë 19 Qershor 2021, Lil Don publikon videoklipin "Mon Ami". Teksti i këngës u shkrua nga Lil Don. Produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 20 Janar 2023, Lil Don publikon videoklipin "Xaxo", në bashkëpunim me Elinel. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Lil Don & Elinel. Produksioni audio u realizua nga RZON.