Biografia
Vlora Islami e njohur si Lil Vlora ka filluar të merret me muzikë që nga viti 2009, si fillim i'u bashkëngjit grupit të njohur Double-G, ku dhe ka bërë disa këngë dhe ka marrë pjesë në disa koncerte bashkë me ata.
Kënga e parë të cilën e ka kënduar është ajo në bashkëpunim me NG emri i këngës titulluar 'Na e kena stilin', këngë kjo që u pëlqye shumë nga publiku.
Në fund të vitit 2009 në familjen e Vlorës ndodhi një rastë vdekje, ku disa muaj rresht nuk merrej me muzik ngaqë ishte shumë e trishtuar nga ai rast, por në fillim të vitit 2010, ajo i'u kthye muzikës, për të mos u ndalur kurrë, por jo së bashku me grupin Double-G.
Në vitin 2009 në Zvicër, mori pjesë me këngën 'Na e kena Stilin' që mori çmimin e parë si "Best Hip Hop". Pos festivaleve të ndryshme ajo ka bërë shumë koncertë nëpër shumë qytete dhe shtete të ndryshme të evropës si në Itali, Gjermani, Suedi etj. Lil Vlora shumicën e këngëve i inqizon në studion XXL Recrods, gjithashtu dhe shumicën e teksteve i shkruan vet. Përveç muzikës dhe punës së palodhëshme që bën si këngatare ajo pasi mbaroi shkollën e mesme në Matebach, vazhdoi studimet ku dhe tash është në fakulltetin e mjeksisë UNI në Zürich. Lil Vlora ka bërë shumë bashkëpunime me këngtarë të njohur ku ndër ta është ajo me Big Mama, K-zib, Mr. Gipa e shumë të tjerë.