Filloi te kendonte ne moshen 10 vjeçare si soliste e pare ne shtepine kulturore te femijeve F.Arres. Ne vitin 1999 behet pjestare e Ansamblit Puka deri ne vitin 2003. Pasi mbaroj shkollen e mesme, u martua dhe ne vitin 2004 u largua per ne perendim, ku ushtronte pasionin e saj tashme si kengetare ne Zvicer, ku qendroi plot 4 vite. Me pas i nderpret te gjitha aktivitetet sepse solli ne jete femijen e saj. Rikthehet ne Shqiperi dhe publikon disa kenge si: "Si te ta them" (muz. & ork. VIRUSI), "Muzike", "Me valute". Ne bashkepunim me Perlat Sheqerin sjell "Pa ty s'jetoj", ndersa ne bashkpunim me Perparim Murati sjell "Shum lule na i kish livadhi". Baladen me titull "UDHEKRYQ" e shkroi vete kengetarja.
Një këngëtare e preferuar, një nënë e mrekullueshme, një familjare korrekte. Asaj nuk i bëjnë përshtypje thashethemet, pasi sipas saj, gojët e botës nuk mund të mbyllen dot. "Kryesorja në jetë është të punosh, të krijosh, të besosh në dije dhe të përparosh",- thekson Lili. Kur flet, ajo buzëqesh dhe përhap mirësi. "Pas lindjes së djalit bëra një periudhë pushimi nga koncertet e dasmat. Tani kam kapur ritmin e punës, gjatë gjithë verës kam qenë e zënë me evenimente brenda dhe jashtë Shqipërisë", përfundon ajo.