TEKSTESHQIP
Lindita Theodhori - Dashuria Jonë
Lindita Theodhori
Dashuria Jonë

Këngën e kompozoi Flamur Shehu, ndërsa për fjalët e këngës u përkujdes Zhuliana Jorganxhi.
Teksti :: Song Lyrics
Po vijnë të gjithë sot
miq edhe shokë
ditëlindjen time plot me gaz
të më urojnë

të vish dhe ti, si asnjëherë të pres
sot mbush i dashur unë 20 vjeç.

ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë.

ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

shiko qyteti ndezi drita kudo
dhe çdo dritare mban një dashuri
kjo dritë e bukur vjen në sy dhe qëndron
zemra më thotë sa fort të dashuron.

ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë

ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

DËRGOI:
Komente 0