TEKSTESHQIP
Biografia
"Lindja" ishte nje nga rock-grupet me origjinale (natyrisht, origjinaliteti i konceptuar ne kontekstin kosovar) te asaj kohe. "Lindja", ndonese relativisht me te rinj se grupet "Gjurmet", "403", "Telex", "Seleksioni "039", eshte nje nga grupet e para te viteve ’80 qe ne Kosove solli nje fryme te re. "Lindja", nga dikush vleresohet si vazhdimtare e "Gjurmeve" (kete mendim ne menyre inderekte e kane imponuar edhe ata vete), por megjithate ajo dallon shume nga ta.

Nese e analizojme dallimin ne suazat e rock-ut te ish-Jugosllavise, "Gjurmet" me shume interaktoheshin me bendin "Idolli", perderisa "Lindja" me shume me "EKV"-ne. Pra, "Lindja" i takonte nje fryme me te re, e ndoshta edhe me te ngarkuar muzikore. Pastaj, "Lindja" ishte e ndikuar me shume nga bendet e periudhes, ta quajme post-new-wave, perderisa "Gjurmet" ndikoheshin (ne periudhat e para, para eksperimenteve me folklor) nga punk-u dhe new-wave. Muzika e "Lindja"-s ishte me alternative (natyrisht, nese me alternativ nenkuptojme ate qe ngjane me muziken e cila ne fillimet e viteve ’90 pushton boten), por edhe me eksperimentale. Ne disa faza, ajo eshte e ndikuar edhe nga psikodelia angleze.

Prandaj, kenget e grupit "Lindja", perveç kontekstit kohor te incizimit te tyre, dallojne edhe sipas ndikimit te trendeve te reja, por edhe te vjetra te rock-ut boteror: I – "Nata", "Fati" dhe "Nje bashqe me lule"; II – "Zvarraniku", "Por, ate e bejme" dhe "Kenga ime"; III – "Ata nuk bejne ze", "Automeni" dhe "E kur te vdesim"; IV – "Tatita", "Balada e bubrrecit", "Shtoji", "Kulla"… Grupin "Lindja" e ben edhe diçka tjeter te dallohet nga grupet tjera te asaj kohe: Luani dhe Fatosi. Ndonese qe te dy, nuk ishin e as sot nuk jane instrumentalista profesionist, ata dinin te tingellojne shume mire.

Solot e Luanit jane vertete te thjeshta dhe nese dikush i degjon menjehere mund te thote: Eh, kjo lehte behet! Dhe, kjo eshte e vertete, por Luani ka ditur se si t’i realizoj idete e tij, thjeshte dhe mire. E njejta vlen edhe per muziken dhe aranzhmanet! Andaj, muzika e "Lindja"-s nuk mund te konceptohet pa interpretimin e tij. Pastaj eshte Fatosi, i cili kurre nuk iu ka frikuar eksperimentimeve, ndryshimit dhe zhvillimit te ritmit. Fatosi, jo kot, ishte daullisti me i angazhuar nga kengetaret dhe bendet e njohura te viteve ’80 (dhe kjo nuk eshte rezultat i kultures dhe sensit te tij te humorit qe e ben te respektuar te secili). Luani dhe Fatosi paraqesin nje teresi, pa te cilen muzika e "Lindja"-s nuk mund te mendohet!

Anëtarët e grupit Lindja kanë qenë:

• Luan R. Osmani, voc, git
• Fatos Berisha, drum
• Bekim Mahmuti, bas
• Bujar Hundozi, git
• Afrim Maloku, bas
• Ergin Fejza, git