Biografia
Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama "Gërsheti i luftërave", i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë. Jeta e saj artistike në skenën e teatrit " Aleksandër Moisiu", Durrës është e mbushur me role dhe kryerole gjithmonë të duartrokitura.
Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Zürich të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; "Strähl" nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, "Dilemma" nga Silvia Film Production AG, Zürich, "Ditë e natë" nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.
Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar "Aleksandër Moisiu".