TEKSTESHQIP

Lloch
Dhija Me Zile
Lyrics

Intro:
"Nji kojshi që banon n'derën tjetër m'tha:
Sa her poj lshon musteqet
pe lshon nji kryevepër""

A poj don Vëllëzërit Grim?
A poj don Motrat Mustafa?
Me kto t'thahet fyti,
me ketë tjetren t'njersët qafa
Kena kivi, kena krip,
kena kyqje si kravata
Kena qka dush ti veq lyp,
Ta bi ma shpejtë se Gjirafa.

Po na punon mire Fabrika,
me dy rrota si biciklla
Fmia n'youtube tu bo klika,
po ju ngatrrojn me barbika
Krejt kan me te thanë ty n'sy,
t'kom ngu deri sa u rrita
Deri sa prita prita prita
me ardh une me qkep orbita

Ju i xigloni,une i nguli
Ju e mbjellni, une jau shkuli
Kyqjën e shtremtë missisuri
Karikatur te Tafë Kusuri

Si me lujt ping pong me muri
Vitamin,ma shum se gruri
Qka boj,une ty t'ik truri
Kur po kcej,m'lakmon kënguri.

Për ty jom Frank Dorabont,
e ty ta bojn like Veq bijat
Zgate dorën meri llajkat,
frangat m'takojn mu jon te mijat
Qe don rima, hajde rrim,
se bash s’po rrihet ka shpia
Ku jom une? m gjen shumë leht
e nin Zilën, vjen te Dhija

REF:
Edhe Sot, hala jom une
njejtë si dje
Hala jom tu pi une shot,
e tu u bo dhe
Hala përmbi re,
e ti qohësh e m'thu le
Se jom Dhija me zile,
se jom Dhija me zile.

M'ka mar malli me gju goll,
edhe goll mos me shënu
M’ka mar malli me lexu,
se konstant po duhet me shkru…
M’ka mar malli me pa andrra,
se po duhët me jetu
Veq un shum jom përmallu,
me taku dikon si mu.

Fort ma thejka mu livdu
Dora gjelbërt lapsi blu
Sjom ka i la me pauzu,
her tu shkru, her tu shkoklu

ik ti mos u merr me mu,
Se tash jom tu i orientu
Shum gjat e kom mreh sopaten
E tash malit ju kom gju.

Se une jom Dhija me Zile
ti ngjeshi vesht si Nana Naile.
Ma i mire se ti n'ket shpiele,
edhe ma i mir bile bile
Une me zile ti me hile,
une vet ti me kabile
Mos um shti me te bo rezile,
ti veq dredhma ni vanile.

ME te kallxu qysh ja kom nis,
ti ja nis me kesh me te shpis
Tash ma i miri PArodis,
Pa radi, Tv, Toplist
Vet i zhyti, vet i laj,
vet i teri, ju hi fshis
Rresht per dy, mbaj distanc,
njeke zilen Ec mas dhis.

REF:
Edhe Sot, hala jom une
njejtë si dje
Hala jom tu pi une shot,
e tu u bo dhe
Hala përmbi re,
e ti qohësh e m'thu le
Se jom Dhija me zile,
se jom Dhija me zile.